Meghan Markle do t’i kthehet aktrimit, duke synuar kështu t’i rikthehet identitetit personal që nuk varet më nga familja mbretërore, ose prej imazhit si gruaja e Princ Harryt.
Sipas një burimi të brendshëm nga Page Six, dukesha është e vendosur për t’iu rikthyer karrierës së suksesshme dhe mendon se një film me buxhet të madh dhe me emra të tjerë të njohur, është rruga e duhur. Burimi shton, se agjenti i saj po kërkon për role superheronjsh, të cilat, mesa duket janë të preferuarit e Meghanit.
Në fakt, lajmi nuk përbën ndonjë surprizë të madhe pasi opinionistët britanikë e kishin parashikuar prej kohësh këtë rikthim. Sipas skeptikëve, largimi nga familja mbretërore dhe zhvendosja në Kanada e çiftit, ishte një plan i mirëmenduar i Meghan për t’u shfaqur bujshëm në ndonjë prodhim kinematografik.
Po ashtu, mediat britanike kanë trumbetuar lajmin se Meghan do të rikthehet në sferën publike në një prej eventeve më të ndjekura të vitit, atë të Met Gala. Markle do të jetë e shoqëruar nga redaktori i Vogue, Edward Enninful, me të cilin bashkëpunoi për edicionin e British Vogue.
Thuhet se emri i dukeshës ishte ndër të parët në listën e të ftuarëve dhe prania e saj do të jetë padyshim një nga ngjarjet më të mëdha të eventit./Opinion.al