Ministri i Pushtetit Vendor, Eduard Shalsi, sonte, në studion e emisionit “Opinion” në fillim të fjalës së tij theksoi se deputeti i PD-së Aldo Bumçi nuk mund të merret seriozisht, duke marrë shkas nga ato që thotë në studio në lidhje me protestën e opozitës zhvilluar ditën e sotme.
“Nga protesta e filluar në shkurt, dy muaj më pas, janë zgjedhjet e përgjithshme. Por çfarë janë zgjedhjet? Zgjedhjet, shkon një palë, por shkon dhe pala tjetër për t’u ballafaqur se çfarë ka bërë njëra palë dhe çfarë tjetra. Më pas është populli që gjykon dhe thotë se kush ka të drejtë. Në 18 qershor, nuk do të flasim ne, as nuk do të flasin ata, por do të flasi populli”.
Sipas Shalsit, populli ka kërkuar reformën në drejtësi, pra nuk ka shtet demokratik dhe as Shqipëri në Europë pa reformën në drejtësi.