Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E kuptuam Ilir, tëmthi yt vlen më shumë se i yni!

2017/11/07 at 11:25 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E kuptuam Ilir, tëmthi yt vlen më shumë se i yni!

Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, gjate nje seance parlamentare, ku u debatua ne lidhje me gjendjen e varferise dhe zhvillimet ekonomike ne vend./r/n/r/nHealth minister Ilir Beqaj, during a parliamentary session, where was debated in relation to the situation of poverty and economic developments in the country.

– Nga Ergys Mërtiri

Ish-ministri Beqja, është operuar këto ditë në një spital privat në Tiranë nga guri në tëmth. Mesa duket reformatori i madh i shëndetësisë, nuk ka pasur dhe aq besim tek sistemi i tij, megjithëse kohë më parë ai iu bënte thirrje qytetarëve të besojnë tek shëndetësia shqiptare.

Ironia e fatit është e pamëshirshme ndonjëherë, jeta i është e dhembshme njeriut, për t’ia besuar një sistemi për të cilin të gjithë thonë: Mos pafsh hasmin!

Natyrisht, nuk do të uronim kurrë që jeta e ministrit të mbetej në dorën e mjekësisë së këtij shteti dhe mendojmë se ka bërë mirë që ka zgjedhur një spital privat, në pamundësi kohe për tu operuar jashtë shtetit, nga vetë shpejtësia e reagimit që kërkon sëmundja. Megjithëse ministri do të trajtohej si mbret në QSUT dhe nuk do t’i mungonte asgjë nga shërbimi e kujdesi, përsëri askush me dy pare mend nuk do të ishte aq aventurier sa të operohej aty, aq më pak vetë ministri që e ka krijuar këtë sistem dhe e njeh atë mjaft mirë.

Siç është e mirënjohur tashmë, stafet mjekësore të spitaleve tona, të mbushur me mjekë e drejtues të punësuar mbi kritere klienteliste e klanore, nuk ofrojnë aspak garanci për jetën dhe shëndetin e njeriut. Përveç kësaj, mangësitë në ilaç e aparatura e bëjnë kurimin në to një makth të vërtetë.

Ruajna Zot pastaj në raste kur në spital ikin dritat gjatë operacionit, siç ka ndodhur shpesh! Por, si i bëhet me një popull të tërë, që nuk i ka mundësitë financiare të ministrit, e nuk e ka pushtetin e tij, për të pasur garancitë normale për jetën dhe shendetin?! Fatkeqësia ështës se, ndërsa Beqja e heq gurin nga tëmthi i vet në spitale private, qytetarët janë të detyruar t’iu dalin tëmthat vendit në spitalet e tij.

Duke e falenderuar ministrin për mesazhin që na përcolli pa dashje mbi garancitë që sistemi shëndetësor ofron në Shqipëri, shpresojmë që ai dhe shpura politike ku bën pjesë, t’i bëjnë një nder të fundit këtij vendi në shërbim edhe të shëndetësisë: Të largohen sa më shpejt nga politika.

Na mbetet veç t’i urojmë ministrit shërim të shpejtë dhe suksese në jetë!

Etiketa: ergys mertiriilir beqjatemthi

Ju sugjerojmë

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

10 Dhjetor, 2025 8:31 pm
Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
Aktualitet

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

10 Dhjetor, 2025 7:42 pm
EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
Kronikë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

10 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
Kronikë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

10 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
Bota

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

10 Dhjetor, 2025 3:34 pm
1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
Life Style

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

10 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Para
Shkodër, arrestohet 40-vjeçari, kreu veprime të turpshme me të miturën

Denoncimi/ 12 vjeçarja: Xhevati më hyri në banesë dhe...

Protesta e opozitës, Fatos Lubonja: “Nuk pashë revoltë popullore”

Ç’duhet bërë pas skandalit Tahiri

Lagështia në rrugë, aksident i rëndë në Shkodër

Lagështia në rrugë, aksident i rëndë në Shkodër

TE FUNDIT

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
10 Dhjetor, 2025

Një gjykatës federal në New York ka miratuar publikimin e dokumenteve të jurisë së madhe të çështjes së trafikut seksual...

Lexo më shumë

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
10 Dhjetor, 2025

Ministria e Brendshme italiane ka tashmë një plan për të rihapur qendrat në Shqipëri Kjo mund të ndodhë që në pranverë, nëse...

Lexo më shumë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
10 Dhjetor, 2025

Teksa policia greke ende nuk ka dalë me komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, përgjegjës për...

Lexo më shumë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
10 Dhjetor, 2025

Një 68-vjeçare e identifikuar me inicialet P.L. ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në  rrugën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com