Aktualitet

E korrën grurin me autokombajnë? 240 fshatarë thirren për të dëshmuar në SPAK


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 22/06/22 |
Opi Nion

Një gjyq aspak i zakontë po zhvillohet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku janë thirrur për të dëshmuar rreth 240 persona nga fshatit Kozarë, në Kuçovë.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se banorët e këtij fshati janë thirrur për të dëshmuar me kërkesë të SPAK dhe palës së akuzuar, që është Bektash Shtëpënja.

Mësohet se SPAK kërkon të konfiskojë, për shkak të OFL, pasurinë e Bektash Shtëpënjës, pasi djali i tij ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe prostitucion.

Shtëpënja e ka plotësuar formularin e OFL për dy shtëpi dhe tokën, duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokombajna, me të cilën punon prej vitit 1991, si dhe nga viti 1980 ka qenë pjesë e kooperativës.

Lala raporton për “BalkanWeb” se deri më tani në gjyq kanë dëshmuar 120 bujq, që thonë se “kemi korrur grurin me Bektashin dhe e paguajmë pa faturë, se nuk kemi pasur kurrë nipt e fatura”, ndërkohë që disa prej tyre prej një viti kanë bërë nipt.

Mësohet se vetë Bektash Shtëpënja nuk ka qenë i pranishëm në gjyqin që po zhvillohet sot, por ka çuar djalin, pasi ka bërë deklaratë se:

Jam duke korrur grurin e fshatit. Kur të mbaroj gruri vij në gjyq, por kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S’jam kriminel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dëshmitë e fshatit, siç thotë SPAK, jam punëtor”.

Pas