Sipas burimeve të Opinion.al, mësohet se Marina Vjollca, duke nisur që prej shtatorit do të jetë pjesë e televizionit Klan në një format të ri duke lënë kështu televizionin Top Channel me të cilin nisi karrierën e saj televizive. Ajo nuk do të jetë më në krah të Edi Manushit në drejtimin e “Procesit Sportiv”, edhe pse zërat për largimin e saj nga ky emision qarkullonin prej kohësh.
Ende nuk bëhen publike detajet e emisionit të cilin do drejtojë bukuroshja, por një gjë është e sigurt, që ajo do t’i bashkohet figurave të njohura të Klanit si Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Arian Çani, Ermal Mamaqi, Saimir Kodra, Gentian Zenelaj, Drini Zeqo, Alketa Vejziu etj./Opinion.al