Aktualitet

E kishte kthyer lokalin në pikë bastesh, arrestohet 32-vjeçari


               Publikuar në : 18:19 - 13/02/20 |
Al Do

Megjithëse qeveria ka shpallur prej më shumë se një viti tashmë të jashtëligjshme lojërat e fatit ato vijojnë të ushtrohen në mënyrë të paligjshme.

Rasti i fundit që është goditur nga policia është në Lushnje. Sipas njoftimit zyrtar një 32-vjeçar me inicialet E.M  nga Lushnja kishte kthyer një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në një pikë bastesh.

Brenda lokalit që menaxhohej nga 32-vjeçari i arrestuar tashmë, policia sekuestroi 3 laptopë, 24 tableta, 2 printerë dhe disa bileta lotarie. Të gjitha këto pajisje përdoreshin për aktivitetin e lojërave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme. /Opinion.al

Pas