Bota

E kishin fshehur nga nazistët,polakët kthejnë nga Britania 100 tonelata ar


               Publikuar në : 10:50 - 05/12/19 |
el ida

Qeveria polake ka rikthyer në Varshavë me një operacion sekret rreth 8 mijë shufra ari me peshën totale që arrin 100 tonelata. Polakët kishin fshehur arin në Britaninë e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, për ta shpëtuar nga kërkimet e nazistëve, por e rimorën atë pas më shumë se 70 vjetësh.

Edhe pse është vetëm për gjysma e arit e depozituar në Britani nga ky vend, kjo e shndërron Poloninë në vendin e 22-të në botë për rezerva ari. Vlera e përgjithshme e sasisë së arit kalon vlerën e 10 miliardë eurove, që i shtohen 125 tonelatave që vendi lindor ka blerë gjatë dy viteve të fundit.

Guvernatori polak Adam Glapinski tha se ari simbolizon forcën e një kombi, deklaratë kjo që shkon në sintoni me politikat nacionaliste të presidentit Andrzej Duda.

Sidoqoftë nuk është vetëm Polonia që po mbledh sasi të mëdha ari, pasi ky trend po përfshin edhe vende si Hungaria dhe Serbia, por në mënyrë parësore Turqinë, Kinën dhe Rusinë./Opinion.al

Pas