Kronikë

“E kisha mik, s’kam pasur arsye ta vras”, Fredi Rrushi kërkon lirinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:04 - 19/11/21 |
Opi Nion

Dy vëllezërit Rrushi, Fredi dhe Pajtimi, kanë kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit. Mësohet se të dy kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar, Ruzhdi Hoxha.

Mësohet se Fredi Rrushi, i cili akuzohet si autor i vrasjes, të ketë thënë se e kishte mik Hoxhën dhe se nuk kishte arsye ta vriste.

Sipas tvklan.al, Gjykata e Apelit ende nuk ka caktuar datë  se kur do të mbahet seanca.

Fredi Rrushi akuzohet se vrau biznesmenin, Rruzhdi Hoxha, me të cilin kishte njohje disa vjeçare. Pasi e vrau, dyshohet se Rrushi e fshehu trupin e biznesmenit pas malit të Dajtit, në Qafë Mollë.

Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Rrushi, akuzohet se ka bashkëpunuar për fshehjen e krimit dhe zhdukje të provave.

Trupi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, u gjet i ekzekutuar, me dy plumba në Qafë Mollë në Dajt, ku trupi iu hodh në një humnerë dhe ishte mbuluar me gurë e gjethe për të mos u gjetur.

Fredi Rrushi është i kërkuar nga Interpol Roma për trafik drogë në Itali, por që ekstradimi i tij është pezulluar pasi fillimisht ai duhet të gjykohet nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës.

Trupi i pajetë i Ruzhdi Hoxhës është gjetur më 5 nëntor përmes qeneve të policisë, ndërsa ishte shpallur i zhdukur 2 javë më parë nga familjarët e tij.

Dy plumbat që i kanë marrë jetën Ruzhid Hoxhës e kanë kapur në zonën e qafës dhe në pjesën e gjoksit dhe mendohet se ai është ekzekutuar ditën që u rrëmbye./Opinion.al

Pas