Shpërfytyroi të fejuarën duke e goditur disa herë me thikë në fytyrë pasi ajo e kërcënoi se do ta linte.
Ky krim ka çuar në dënimin me burg prej 6 vitesh shqiptarin 42 vjeçar Fatos Çerpja, i njohur ndryshe si Robert Çerpja.
Në maj të 2013, ai i bëri pritë vajzës së cilës e shfrytëzonte si prostitutë, teksa ajo priste një klient.
Arrestimi i Cerpjes u bë në maj të vitit 2015 në Itali.
Ai u largua pas ngjarjes nga Italia në Shqipëri dhe u arrestua kur u kthye.