Me tonë të ashpra kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka debatuar me punonjësit e Gardës së Republikës, pak para nisjes së seancës plenare.
Debati ndodhi pasi punonjësit e Gardës nuk lejuan deputetët e opozitës të futen në sallën e Parlamentit pa u kontrolluar.
“S’ju vjen zor, e keni kthyer në shtet policor. Për ça ka i ke sjell këta? Për ça ushtroni kontroll? Kush jeni ju mo”, tha Bardhi me tone të larta./Opinion.al