67 të arrestuarit në Tiranë në kuadër të operacionit “Tempulli 2” ranë në grackën e agjentëve të Antidrogës falë blerjes së stimuluar.
Tv Klan ka siguruar dosjen hetimore në brendësi të së cilës janë bisedat mes agjentëve të infiltruar të policisë dhe shitësve të lëndëve narkotike.
Përgjimet mes agjentëve të infiltruar dhe shitësve
Agjenti: 40…
Besion Tafa: Qetësohu mor burr!
Agjenti: Është krizë fare mo vlla
Besjon Tafa: O vllai këtë e ke super tritol, nuk e di ca ke pi mrom, as ku e ke pi? Unë di me të thonë që është… në Tironë.
Agjenti: Ma jep ta shof…
Besjon Tafa: Kaq di me të thon vllai jot, se të gjithë për të veten thonë që e kanë të mirë.
Agjenti: Po pra po!
Besjon Tafa: Tashi çunave i pëlqeu. Vetëm mos na ngatërro me rob!
Agjenti: Po s’ka shanse!
273 persona ranë në pranga në kuadër të operacionit të shtrirë në të gjithë vendin.
Nga këto pjesa më e madhe kanë dalë përpara gjykatës ku janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa një pjesë tjetër dolën këtë të enjte para togave të zeza.