Pas daljes nga ambientet e zyrës në të cilën do të mbahej mbledhja e Komisionit të Etikës, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim për media.
Ai tha se nuk do ta njohin vendimin e Komisionit të Etikës nëse vendosin për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës për shkak të kaosit të krijuar një ditë më parë në sallën e Kuvendit.
Berisha theksoi se kjo që ndodhi në zyrën e Bushkës ishte vetëm fillimi i betejës.
‘Ky ishte një moment i betejës sonë, por nuk ka të ndalur kjo beteje. Ajo mori shkresat dhe iku. E kishte marrë vendimin pa qenë e regjistruar. Ky është parlamenti shpellë. Ne nuk do ta njohim vendimin. Ne nuk njohim vendime të paligjshme”, tha Berisha.