Prezantuesja e emisioneve sportive Ilda Bejleri ishte e ftuar në programin “Një kat më lart” me Ermal Peçi.
Vëmendja ndaj jetës se saj personale ka qenë e lartë në mediat online ndaj edhe Ermali nuk mund të rrintë pa pyetur Ildën për këtë temë. Ajo shpesh është lakuar për lidhje me futbollistë çka duket se e ka surprizuar shpesh.
“Nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje më një futbollistë. Por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja” – tha gazetarja.
Por çfarë profesioni ka pasur partneri i saj i fundit?
“I fundit? Nuk ka mbërritur i fundit, është aktual. Nuk është futbollist” –pohoi Ilda.
Në simbolikën e futbollit Ermali e pyet se si është porta e Ildës për të “shënuar” gol.
“Porta është shumë e vogël, duhet ta marrësh shënjestrën shumë mirë” – buzëqeshi gazetarja.