Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E kam mbajtur inat për 2 vjet”, Fevziu kujton takimin e parë me Nënë Terezën: Më mori ushqimin në avion

2023/11/14 at 8:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“E kam mbajtur inat për 2 vjet”, Fevziu kujton takimin e parë me Nënë Terezën: Më mori ushqimin në avion

I ftuar në emisionin “Rudina” këtë të martë, në Tv Klan, është gazetari i njohur dhe i dashur për publikun, Blendi Fevziu.

Ai ka publikuar librin e tij të fundit “Takimet e mia me…”, ku pasqyrohen portretet e 39 personazheve, që kanë dominuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.

Gjatë emisionit, Fevziu flet për një nga personazhet që ka përfshirë në libër e që shquhet për bamirësinë e saj, Nënë Terezën.

Gazetari rrëfen historin se si është ndeshur për herë të parë me filantropen e njohur dhe ne u sugjerojmë që ta lexoni të gjithë, pasi është me të vërtetë interesante.

Sot Fevziu arrin të qeshë me këtë histori, por për atë që ka bërë Nënë Tereza, ai e ka mbajtur inat për 2 vjet.

Blendi Fevziu: Ka personazhe që i kam pasur të vogla ose ka personazhe të cilët ti i ke njohur në rrethana të çuditshme. Nuk e di, unë ta kam treguar historinë me Nënë Terezën, që është një nga mënyrat si e kam njohur dhe momentet e para kam qenë i nervozuar me të.

Rudina Magjistari: Jo, këtë s’e mbaj mend.

Blendi Fevziu: Nuk e di historinë?!

Rudina Magjistari: Është e rrëfyer këtu apo jo?

Blendi Fevziu: Është e rrëfyer në libër. Unë e kam takuar dy herë Nënë Terezën. Një herë nuk e kam takuar, jemi ndeshur. Herën e dytë i kam shkuar për intervistë, kur Papa Gjon Pali, në Prill 1993, erdhi në Tiranë dhe banonte në një shtëpi ngjitur me shtëpinë e Gramoz Pashkos në atë kohë, rrugën Budi. Shkova atje, me shumë insistime, hyra. I thashë që kërkoja një intervistë, nuk fliste shqip. Më tha, jo tha, nuk jap intervista për këtë gjë. Kjo që po vjen është një mrekulli, por po më fliste me gjithë pritje. Por unë kisha një histori të mëparshme, atë që nuk më kishte dalë akoma inati edhe pas 2 vjetësh. Domethënë, në vitin 1991 Armand Shkullaku dhe unë, bëmë udhëtimin tonë të parë jashtë Shqipërie. Duhet ta kemi parasysh, duhet të vendosemi në kontekstin që një i ri ta kuptojë sot. Ishte hera e parë që dilnim nga Shqipëria, dilnim nga një vend gati në uri. Dhe avioni që hipëm ishte një Avianova, avioni i vjetër që operonte për Alitalian, një herë në javë të shtunave. Na dhanë ushqimin. Ushqimi ishte një paketim plastik, ku ishte futur shumë bukur në një plastikë, si ato që ti merr në çdo kioskë. Një sanduiç, një copë çokollate e vogël dhe një mini lëng portokalli, me gjithë pipën e saj në ambalazh. Dhe ato ishin të gjitha në një kuti. Ne i morëm dhe i konsumuam. Ajo kënaqësia ime që pashë bukë të bardhë, mortadella, domethënë gjëra të jashtme. Tani në kthim i them Shkullakut, shiko i them: ‘Mirë ne hëngrëm 2 javë gjëra të jashtme dhe u kënaqëm, tani t’i çojmë ndonjë gjë time mëje dhe tim ati, që të shikojnë si është ushqimi jashtë. Kështu që ushqimin e avionit unë nuk po e ha, por po e marr me vete.’ Thotë Shkullaku: ‘Mesa pashë unë ishte njëri aty kur erdhëm, që hëngri një ushqim dhe i kërkoi dhe një tjetër stjuardesës. I dha 2.’ Po mirë i thashë unë, po e fsheh njërin dhe po i kërkoj dhe një të dytë. E bëmë llogari që do merrnim nga dy. Hipëm në avion, unë dhe Shkullaku ishim tek 5-sa, e mbaj mend si tani, tek 2-shi ishte ulur Nënë Tereza, vinte dhe ajo nga Roma në Tiranë.

Rudina Magjistari: Shiko, shiko.

Blendi Fevziu: Shiko, Nënë Tereza ka qenë shumë prezente në Shqipëri se tani duket si diçka e rrallë.

Rudina Magjistari: Tani është e shenjtë, jo e rrallë, tani është e shenjtë.

Blendi Fevziu: Edhe ishte ulur Nënë Tereza tek 2-shi. Sa erdhi stjuardesa që të shpërndante paketat, Nënë Tereza u çua, hapi një thes kaf nga këto që kemi sot për plehrat, po të madh fare, u afrua dhe tha: ‘Dio ti benedica, questi sono per i poveri’ (Zoti të bekoftë, këto janë për të vafërit!).

Na i mori ato dhe i futi në thes. Jo vetëm që ma mori dhe mua e Shkullakut e të gjithëve, por shkoi tek stjuardesa i mori dhe çfarë i kishin tepruar asaj edhe nja 8 racione të tjera. I mori në thes. I thashë unë Shkullakut: ‘Po më poveri (të varfër) se ne të dy këtu nuk ka’. Na e mori ushqimin, kështu që unë ika në shtëpi dhe nuk i çova gjë familjes, pasi i kisha lajmëruar që do u çoja bukë të bardhë. Moj nuk më dilte inati për nja 2 vjet. Se njeriu ka dhe disa projektime në kokë, kur mendon që do shkoja në shtëpi me ato dy plastikat, një mami një babi dhe nuk çova dot asgjë. Nuk e di kush e hëngri ushqimin tim në atë kohë në Shqipëri.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Veliaj: Do të nisim punën për 3 linjat e shpejta të autobusëve në Tiranë

Veliaj: Do të nisim punën për 3 linjat e shpejta të autobusëve në Tiranë

“Të q* unë me gjithë institucion, ça polici leshi”, mjeku shet metadon nën dorë

“Të q* unë me gjithë institucion, ça polici leshi”, mjeku shet metadon nën dorë

KE: Gratë në BE ende paguhen 13% më pak se burrat

KE: Gratë në BE ende paguhen 13% më pak se burrat

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com