Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E ka injoruar Moska rrezikun e terrorit islamist?

2024/03/24 at 9:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E ka injoruar Moska rrezikun e terrorit islamist?

Moska është në zi dhe në shok pas sulmit terrorist.

Megjithëse Ukraina e hedh poshtë përfshirjen, disa zyrtarë të lartë rusë akuzuan shpejt Ukrainën për sulmin në Crocus City Hall.

Në Moskë vazhdon tronditja pas sulmit terrorist të premten në mbrëmje. Qytetarëve i është drejtuar një thirrje për të dhuruar gjak.

Sipas të dhënave zyrtare humbën jetën 143 vetë në sulmin terrorist në Crocus City Hall Krasnogorsk, pranë Moskës. Ka disa burime që bëjnë fjalë për 133 vetë të vrarë, dhe më shumë se 150 të plagosur.

Presidenti Putin në një fjalim televiziv e cilësoi sulmin “një akt barbar”. Ai tha, se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë dhe se do të ndëshkohen. Sipas Putin të gjithë atentatorët janë kapur, ata po përpiqeshin të largoheshin drejt Ukrainës. Ka “informata të ndërmjetme”, se atje “disa persona” ishin të gatshëm t’i lejonin nga Rusia të kalonin kufirin në Ukrainë.

Injorim i rrezikut islamist 

Që të shtunën pati deklarata, ku u bë e qartë, se autoritetet ruse përpiqen t’ia hedhin Ukrainës përgjegjësinë për atentatin në sallën e koncerteve. Zyrtarë të lartë rusë akuzuan shpejt Ukrainën, pavarësisht mungesës së ndonjë prove dhe faktit që “Shteti Islamik” ka marrë përgjegjësinë.

“Nëse vërtetohet se terroristët e regjimit të Kievit janë fajtorë… ata duhet të gjenden dhe të shkatërrohen pa mëshirë”, shkroi Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë të Rusisë në kanalin e tij në Telegram. Ukraina e ka mohuar me forcë përfshirjen në atentat. Edhe SHBA e hedh poshtë përfshirjen e Ukrainës.

Por sipas “tagesschau” pikërisht lufta e Rusisë kundër Ukrainës bën që të lihen jashtë vëmendjes rreziqe të tjera. Media gjermane analizon, se ka të dhëna që të lenë të kuptosh, se në rrethin e pushtetit të Putinit të fokusuar tek lufta kundër Ukrainës dhe shtypja e opozitës ka humbur nga fokusi i terrorist islamist.

Kështu më 19 mars Putini e hodhi poshtë një paralajmërim të SHBA për rrezikun e sulmit terrorist si ai që ndodhi të premten në Crocus City Hall. Putin akuzoi qeverinë amerikane për “përpjekje për frikësim dhe destabilizim” të popullit rus. Në një kohë që vetëm në fillim të marsit, sipas “tagesschau”, forcat speciale të FSB, shërbimit të brendshëm rus vranë gjashtë persona në Republikën e Ingushetisë.

Përplasjet në qytetin Karabulak zgjatën disa orë. Autoritetet ruse bënë të ditur, se janë vrarë anëtarë të të ashtuquajturit Shteti Islamik, që kanë qenë pjesëmarrës në disa “krime terroriste”, mes tyre edhe një kundër një stacioni policie në mars 2023.

IS publikon foto të personave që kryen sulmin

Shërbimi i brendshëm sekret rus, FSB ka bërë të ditur, se ka pasur 11 arrestime në afërsi të Moskës që kanë lidhje me atentatin. Agjencia e lajmeve Interfax duke iu referuar shërbimit FSB, ka shkruar se katër nga të dyshuarit e arrestuar kishin “kontakte me Ukrainën” dhe kanë qenë në rrugën drejt kufirit ukrainas, kur u kapën mëngjesin e së shtunës.

Sipas FSB, sulmi terrorist në Crocus City Hall ishte planifikuar me përpikmëri dhe se po vazhdojnë përpjekjet për të zbuluar të gjitha detajet e sulmit.

Vetë i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, IS në kanalin propagandistik, Amak publikoi të shtunën një foto me katër persona, ku fytyrat nuk dalloheshin, duke pretenduar se këta katër persona kishin kryer sulmin.

Ata paraqiteshin me automatikë, pistoleta dhe bomba. Luftëtarët i dhanë një “goditje të rëndë” Rusisë, thuhet në kanalin e IS. Sulmi i drejtohej “mijëra të krishterëve në një sallë muzike”. IS lufton të krishterët dhe i shikon ata si të pafe./DW

Ju sugjerojmë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Para
Tiranë/ Për një javë mbi 9 mijë gjoba për drejtuesit e mjeteve, ndëshkohen edhe 44 këmbësorë

Tiranë/ Për një javë mbi 9 mijë gjoba për drejtuesit e mjeteve, ndëshkohen edhe 44 këmbësorë

Begaj: Më 24 mars 1999 NATO dhe SHBA shpëtuan Kosovën dhe stabilizuan Ballkanin

Begaj: Më 24 mars 1999 NATO dhe SHBA shpëtuan Kosovën dhe stabilizuan Ballkanin

Spanja bllokon aplikacionin e mesazheve, Telegram

Spanja bllokon aplikacionin e mesazheve, Telegram

TE FUNDIT

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
9 Qershor, 2025

Po lufton mes jetës edhe vdekjes, një shqiptar 59-vjeçar, i identifikuar me iniciale F.C., pasi u qëllua me armë zjarri...

Lexo më shumë

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
9 Qershor, 2025

Forcat detare izraelite e kanë ndalur dhe konfiskuar të hënën një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën...

Lexo më shumë

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
9 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të hënën ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare. Ata janë mbledhur 29...

Lexo më shumë

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
9 Qershor, 2025

Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com