Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar për mediat, pas mbarimit të seancës plenare dhe miratimit te buxhetit të vitit 2024.
Salianji tha se buxheti u miratua në mënyrë tinzare dhe me vrap nga PS.
“E ka djeg kushtetutën. Po funksionojnë në kushtet e një junte. Duket qartësisht që nuk po bashkëjetohet në mënyrë demokratike.
E pat sot se si në mënyrë tinzare dhe me vrap u miratua buxheti që për herë të parë godet shtresën e mesme.
Do të taksohen deri në 23% profesionet e lira. E pat edhe sot që kishte amendamente nga deputetë e PD dhe u hodhën poshtë.
E keni parë që partnerët ndërkombëtarë, kërkojnë që Shqipëria dhe parlamenti të ketë një rol balancues dhe kontrollues”,-tha Salianji.