Aktualitet

E infektuar me koronavirus,20-vjeçarja nga Tropoja ndërron jetë në Gjakovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:14 - 23/08/21 |
Opi Nion

Një vajzë 20-vjeçare ka ndërruar jetë të dielën si pasojë e Covid-19 në Gjakovë.

E reja ishte me prejardhje nga Tropoja, por me vendbanim në fshatin Ramoc të komunës së Gjakovës.

“Covidi i merr jetën vajzës 20 vjeçare nga fshati Ramoc, Gjakovë, ngushëllime familjes dhe te gjithe farefisit. U prehsh ne paqe Suela Gusterani Pepaj. Varrimi behet sot ne ora 16:00 ne fshatin e lindjes Gusteran, Tropojë” thuhet në njoftimin e faqes Gjakova sot.

Prej disa ditësh në Kosovë janë shënuar shifra të larta të të infektuarve me Covid-19. Varianti ‘Delta’, ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve me COVID por edhe të viktimave. Ditën e djeshme rezultuan pozitiv 1.682 qytetarë dhe ndërruan jetë 11 persona./Opinion.al

Pas