Një 40-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë.
Në njoftimin e spitalit thuhet se 40 vjeçarja, me vendbanim në Gjakovë, ka qenë në mjekim intensiv që nga data 15 prill.
Aktualisht, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë arrin në 16. Deri më tani, Kosova ka regjistruar 598 raste të të infektuarve, prej tyre 123 janë shëruar.
Në njoftimin e Klinikës Infektive thuhet po ashtu se aktualisht janë të shtruar 55 pacientë me koronavirus.
Prej tyre, një është në gjendje kritike, 12 janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa 42 janë në gjendje stabile./ Opinion.al