Sociale

E infektuar me COVID, Rudina Hajdari tregon gjendjen dhe se si po kurohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:31 - 04/11/20 |
Opi Nion

Deputetja, Rudina Hajdari, e karantinuar në shtëpi pas infektimit me COVID-19, ka folur për gjendjen e saj shëndetësore.

Përmes një statusi në “Facebook”, Hajdari shkruan se ditët e para të infektimit kanë qenë të vështira por prej ditës së djeshme nuk ka patur më simptoma.

Deputetja thotë se tashmë ndihet më mirë dhe beson se shumë shpejt do të ribëjë testin për t’iu rikthyer aktivitetit të përditshëm.

Postimi i plotë

Të dashur miq, Së pari ju falenderoj nga zemra për gjithë urimet për shërim të shpejt që më keni nisur. E keqja dhe e mira kalohen me miq dhe këto ditë edhe pse e izoluar, jam ndier mes mijëra njerëzve të mirë e për këtë ju jam mirënjohëse.

Fatmirësisht nga dje nuk kam patur më shqetësime si pasojë e simptomave të virusit Covid19. Ditët e para ishin pak të vështira, me dhimbje kyçesh, koke, temperaturë dhe lodhje të trupit. Sipas këshillave të mjekëve jam kuruar me vitaminë C dhe D si edhe pilula për qetësimin e dhimbjeve.

Kam shpenzuar disa orë në ditë në ballkon për ajër të pastër dhe kam bërë gjimnastikë në kushte shtëpie. Sot, përveç nuhatjes dhe shijes të cilat ende nuk më janë kthyer, ndihem shumë mirë dhe besoj se shpejt do të ribëj testin për t’iu rikthyer aktivitetit të përditshëm.

Ndërkohë e kam shfrytëzuar këtë kohë për të komunikuar me ju në mesazhet pafund që më keni nisur dhe do vazhdoj ta bëj rregullisht. Ju uroj shëndet dhe shihemi së shpejti./ Opinion.al

Pas