Sociale

E infektuar me COVID-19, Justina Aliaj në gjendje të rënduar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 12/11/20 |
Al Do

Artistja e mirënjohur, Justina Aliaj është infektuar me koronavirus dhe ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rënduar.

Mësohet se këngëtarja është shtruar në spitalin COVID 1 para 5 ditësh pasi shfaqi vështirësi në frymëmarrje.

Miku i saj, Sokol Parruca shkruan në rrjetet sociale se “Justina Aliaj, po vuan mungesën e frymëmarrjes në spitalin  infektiv”.

Ai i bën një apel edhe mjekëve të bëjnë ç’është e mundur për ta shpëtuar artisten.

Justina Aliaj, po vuan mungesën e frymëmarrjes në spitalin  infektiv…E gjithë  vëmendja jonë është  tek ti Justi. E di se nuk ke nevoje për kurajo , se ti je tip kurajoze …e ke treguar forcën e karakterit dhe në ditë të tjera të vështira që ke kaluar në jete…dhe ia ke dalur…Dhe sot do ia dalësh…Ti e din , se të gjithë jemi aty me ty , të gatshëm të të japim frymë nga fryma jonë , siç na ke dhënë ti me artin tënd , shpirtin tënd.Të nderuar mjek !   Sot , para jush qëndron e shtrirë një heroine , një aktore e madhe , një artiste e madhe , një njeri i madh…ju lutem , perunjesisht ju lutemi shpëtoni  JUSTIN“, shkruan Sokol Parruca./ Opinion.al

Pas