Kronikë

E humbur prej 10 ditësh, gjendet e pa jetë e moshuara në Elbasan


               Publikuar në : 19:31 - 21/08/19 |
Al Do

Një grua e moshuar nga Elbasani që ishte shpallur në kërkim nga familjarët 10 ditë më parë është gjendur pa jetë në zonën e ullishtës në Elbasan.

Bëhet fjalë për Bale Sala, 79-vjeç banuese në lagjen “Haxhias” në Elbasan. Familjarët kishin kërkuar ndihmën e policisë para 10 ditësh pasi kishin konstatuar se e moshuara ishte larguar nga shtëpia. Ajo vuante nga problemet me kujtesën dhe kjo i kishte shqetësuar më shumë pjesëtarët e familjes.

Trupi i 79-vjeçares është gjendur sot pa jetë në ullishtat e Elbasanit. Burime nga policia bëjnë me dije se mbi të nuk ka shenja dhune dhe deri tani dyshohet se ajo ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Tashmë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të nxjerrë arsyet se përse e moshuara ka ndërruar jetë. /Opinion.al

Pas