Java ka nisur me temperatura përvëluese.
Dita më e nxehtë e kësaj jave është kjo e hëna dhe, sipas parashikimeve të sinoptikanëve, termometri do të ngjitet deri në 38 gradë Celsius.
“Nëse flasim për pjesën tjetër të javës, kemi një tendencë të rënies së temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet, duke filluar nga dita e martë deri në ditën e premte, të luhaten nga 34 deri në 36 gradë Celsius.
Do të kemi luhatje të vogla me 1 apo 1.5 gradë Celsius të temperaturave të ajrit, por sigurisht mbeten më të larta se vlerat normale. Në qytetet e zonës së ulët duke përshirë këtu edhe kryeqytetin, do të ketë maksimumi të cilat do të regjistrohen shumë pranë vlerave 34 gradë Celsius. Qarku i Beratit, Elbasanit, po ashtu edhe Gjirokastra, do të kenë temperatura mjaft të larta gjatë kësaj jave.”
Meteorologët thonë se moti do të mbizotërohet nga intervalet e gjata me diell.
“Pjesa më e madhe e territorit shqiptarë do te jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Kjo do të thotë që do të kemi intervale të gjata me diell.”
Kush do të zgjedhë të bëjë pushime në bregdet, kushtet e motit do t’i ketë favorizuese, pasi edhe era, sipas parashikimeve, do të jetë me shpejtësi minimale.
Klan News