Bota

E helmuan me Noviçok, del nga spitali gjerman kritiku i Putinit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:01 - 23/09/20 |
el ida

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, ka dalë nga spitali në Berlin, ku po trajtohej pasi u sëmur muajin e kaluar gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë.

Ai u dërgua në Berlin teksa ishte ende në koma.

“Gjendja e pacientit është përmirësuar mjaftueshëm, ndaj ai mund të dalë nga spitali”, deklaruan mjekët e tij.

“Megjithatë, mbetet shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë”, shtojnë ata.

Berlini thotë se testet në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë përcaktuar që Navalny ishte helmuar me një agjent nervor, të quajtur Noviçok dhe Perëndimi ka kërkuar një shpjegim nga Rusia për këtë.

Deri më tani, Moska zyrtare ka refuzuar të hapë një hetim teksa ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast.

Më herët, edhe presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar një shpjegim “të shpejtë ” nga Moska për helmimin e udhëheqësit rus të opozitës, Aleksei Navalny./Opinion.al

Pas