Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E godet 7 herë me grusht dhe koka i përplaset në tavolinë,ja si u vra 55-vjeçari në Vlorë

2023/08/08 at 5:54 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E godet 7 herë me grusht dhe koka i përplaset në tavolinë,ja si u vra 55-vjeçari në Vlorë

Rei Meta, djali i anëtares së KLP-së Nurihan Meta dhe 55-vjeçari Armando Meshau, i cili mbeti i vrarë ishin miq prej kohësh me njëri-tjetrin. Meshau i kishte kërkuar Metës, ta ndihmonte për të ndërhyrë në një proces gjyqësor dhe në këmbim do t’i jepte një shpërblim. 33-vjeçari kishte pranuar dhe gjykata ka dhënë vendim në favor të 55-vjeçarit Meshau, për një pronë në Vlorë.

Rei Meta pas këtij vendimi, i ka kërkuar Meshaut shpërblimin por ky i fundit ka refuzuar me pretekstin se në gjykatë kanë ndërhyrë persona të tjerë dhe jo ai. Ky episod që prishi miqësinë mes tyre ishte pikënisja e sherrit që përfundoi me vrasjen e Armando Meshaut nga Rei Meta.

I riu e kërkonte vazhdimisht shpërblimin e premtuar nga Meshau, dhe gjatë ditëve të fundit ata kishin rënë dakord për ta shlyer. Të dy së bashku shkuan paraditen e të hënës në një zyrë noteriale në Vlorë për të nënshkruar dokumentet. Por viktima i kërkoi autorit të shkonin në një qendër interneti për të printuar disa dokumente të cilat i kishte në USB. Kur shkuan në qendrën e internetit në lagjen “Hajro Cakërri”, viktima iu shpreh Rei Metës që nuk e kishte USB-në me vete dhe aty të dy nisën të konfliktohen verbalisht. Sherri mes tyre degradoi deri në përplasje fizike.

Siç shihet në këtë video, ata fillimisht kanë debatuar në qendrën e internetit. Pas disa sekondash, viktima ka goditur i pari me grusht 33-vjeçarin, i cili është kundërpërgjigjur. Ai e ka goditur 7 herë me grushtin e dorës së djathtë dhe për pasojë, 55-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën në tavolinën e kompjuterit dhe nuk e ka përplasur siç u tha deri më tani, në dysheme apo bordurë.

Autori u ndalua pas katër orësh në qytetin e Vlorës. I riu tha para grupit hetimor se nuk kishte në plan të vriste Armando Meshaun dhe se ngjarja ishte aksidentale.

“Unë nuk doja ta vrisja Armandon. Me të kam patur një konflikt prej disa kohësh për çështjen e një prone. Unë kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke. Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja një shpërblim, por që nuk më dha”.

Pas ngjarjes, autoritetet janë duke kryer hetime sa i takon çështjes gjyqësore të fituar nga Armando Meshau ku pretendohet se ka ndërhyrë Rei Meta. Hetuesit janë duke kryer verifikime nëse ka patur ndonjë shkelje apo falsifikim të dokumenteve në favor të viktimës Armando Meshau./Klan News

Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
“I rrezikohet jeta”, Greqia refuzon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Laert Haxhiut

“I rrezikohet jeta”, Greqia refuzon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Laert Haxhiut

Balla:S’më gëzojnë sukseset e gjobave,por ndjesia e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat

Balla:S’më gëzojnë sukseset e gjobave,por ndjesia e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat

Arrestohet në Kakavijë 19-vjeçari kroat, dyshohet si pjesë e grupit që vranë tifozin grek

Arrestohet në Kakavijë 19-vjeçari kroat, dyshohet si pjesë e grupit që vranë tifozin grek

TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com