Koronavirusi ka goditur fortë Italinë, duke shkaktuar qindra viktima thuajse çdo ditë.
Ndërkohë, kanë mbërritur në aeroportin e Malpensën mjekët e parë nga Kina që do të ndihmojnë me ekspertizën e tyre mjekët vendas për të përballur situatën e rëndë nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për 7 doktorë dhe 3 teknikë e infermierë nga Shangai që ishin nisur disa ditë më parë. Bashkë me ta mbërritën dhe 20 tonë materiale mjekësore të nevojshme për pandemin e Covid-19.
Në momentin e mbërritjes, ekspertë kinezë shfaqën një parullë ku shkruhej “Grupi i ekspertëve kinezë kundër epidemisë në Itali”. Ata u pritën në aeroport nga zv/presidenti i rajonit të Lombardisë, Fabrizio Sala./ Opinion.al