*13:20 Ambasadorët e BE-së takim me Metën
Ora 13:00, afati i fundit i pritjes për takim mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama kaloi. Por teksa shefi i qeverisë refuzoi takimin, në zyrën e presidentit Ilir Meta kanë shkuar ambasadorët.Të drejtuar nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, diplomatët e tjerë të vende anëtare kanë diskutuar për situatën politike.
****
I pari që mbërriti në Presidencë ishte Ilir Meta. Ora shënonte 5:00 e mëngjesit. Pak orë më vonë eskorta e kryeministrit Edi Rama do të kalonte pranë Presidencës, jo për takim me Ilir Metën, por për të çuar shefin e qeverisë për të kaluar disa momente çlodhjeje në një pishinë pranë një qendre sportive.
Në orën 9:00 në presidencë do të mbërrinte kreu i PD-së, Lulzim Basha. Rreth 25 minuta zgjati takimi Meta- Basha, e më pas Presidenti do të njoftonte në facebook, se kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.
Më pas radhën e kishte Petrit Vasili nga LSI. Edhe në këtë rast mesazhi që shpërndau kreu i shtetit ishte i njëtjë. Në Presidencë u të futej edhe pa zonja Jutta Gutzkoë përfaqësuese e Këshillit të Europës, i cili një ditë më parë do të njoftonte anulimin e misionit vëzhgues për zgjedhjet.
Kryetarët e PR, LZHK, PDK, PBDNJ dhe PAA do ta kishin radhën për një takim me kreun e shtetit. Aleatët e PD-së kanë qenë të parët që kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale, edhe përpara se presidenti të nxirrte dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit.
Ftesa për bisedë iu dërgua nga presidenti dhe edhe kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit e konsideroi një “lojë me letra”, duke theksuar se zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 30 qershor./ Opinion.al