Aktualitet

E gjithë vëmendja në Shkodër, Garda dhe RENEA në terren


               Publikuar në : 16:30 - 20/06/19 |
geliano fataj

Në Shkodër ka një prezencë të madhe të forcave të policisë. Garda e Republikës, Policia e Shtetit si dhe forcat speciale RENEA kanë nisur monitorimin e vendit ku do të zhvillohet mitingu i thirrur nga Partia Socialiste ku do të jetë dhe kryeministri Edi Rama.

Më herët Bashkia e Shkodrës nuk e ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e mitingut. Në përgjigjen kthyer PS-së, Bashkia Shkodër argumenton se duke u bazuar në dekretin e Presidentit zgjedhje nuk do të ketë dhe shton se me nisjen e sezonit turistik, “janë duke u realizuar në të gjitha sheshet e bashkisë aktivitete promovuese për turizmin dhe nuk ka asnjë shesh të lirë për organizim takimesh”.

Nga Kuvendi, kryeministri Edi Rama në lidhje më këtë çështje tha: “Mbase duan të bëjnë një 2 prill tjetër sot pasdite. Sepse historia ka treguar se asgjë nuk ka ndryshuar në kokën e atij që është lideri suprem i Partisë Demokratike. Dhe fatkeqësisht është edhe rezultati i përfshirjes skandaloze të atij që sot është në zyrën e Presidentit, por që e ka humbur këtë të drejtë për të qëndruar në atë zyrë dhe qe i hedh benzinë zjarrit”.

Por çfarë ndodhi në 2 prill 1991? Kujtojmë se Shkodra u ngrit në protestë, pasi në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, fitoi Partia e Punës, që gëzonte ende mbështetje në zonat rurale, të cilat përbënin asokohe shumicën e popullsisë, në një kohë që qytetet e mëdha me në krye Tiranën dhe Shkodrën, dhanë sinjalin e madh të ndryshimit, duke votuar për Partisë Demokratike, që ishte themeluar vetëm 3 muaj e gjysmë më parë.

Protesta nisi rreth orës 8.00 të mëngjesit. Situata u acarua menjëherë, dhe nisën përplasjes mes protestuesve dhe forcave speciale. Në orën 8.15 u raportua vdekja e protestuesit të parë, Bujar Bishanaku. Ndërkohë në orën 08:45, u vranë Nazmi Kryeziu dhe Arben Broci, ky i fundit një figurë e njohur e lëvizjes studentore që solli pluralizimin. Ndërkohë rreth orës 10:00, u qëllua për vdekje edhe Besnik Ceka. Për këto vrasje u bënë përgjegjës snajperistët e pozicionuar në tarracën e Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër./ Opinion.al

Pas