Djali i biznesmenit Ylli Ndroqi, Redoni martohet sonte. Por siç edhe është lajmëruar, nuk do të jetë një dasmë e zakontë. Dasma gjigande po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ku u dëgjuan edhe fishekzjarret e para. Mirëpo edhe të ftuarit në dasmë nuk do të jenë të zakontë. Ndroqi ka ftuar në gëzimin e tij familjar, zyrtarë të lartë, deputetë, ministra, drejtues institucionesh, gazetarë, njerëz të artit e të sportit etj.
Por më e veçanta e të gjithë kësaj ceremonie, është ‘kushti’ që familja Ndroqi ju ka vënë të ftuarve. Dasmorëve nuk u lejohet të veshin kostume dhe fustane me ngjyrë të bardhë dhe të zezë, por çdo ngjyrë tjetër është e lejueshme.
Kjo kërkesë me shumë mundësi është bërë për shkak pasi këto ngjyra do i mbajnë veshur nusja dhe dhëndri.