Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E gjithë familja mbillte kanabis, prangosen nënë e bir, në kërkim babai

2021/07/23 at 9:47 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E gjithë familja mbillte kanabis, prangosen nënë e bir, në kërkim babai

Nënë e bir janë vënë në pranga nga policia, ndërkohë që është shpallur në kërkim kryefamiljari pasi akuzohen se në oborrin e banesës dhe në pyllin në afërsi të saj në Dobrenjë të Skraparit kishin mbjellë kubikë me kanabis.

Sipas informacioneve, janë arrestuar Mira Mezini 52 vjeçe dhe Qamil Mezini 17 vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e Mersin Mezinit.

Gjatë kontrolleve në banesë, krahas kubikëve me kanabis policia ka gjetur 2 krehëra me fishekë.

Ndërkohë Adriatik Dërvishi, kryeplaku i fshatit, është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Procedohet penalisht kryetari i fshatit Dobrenjë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu, bien në prangat e Policisë edhe 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 52 vjeçe dhe Q. M., 17 vjeç (nënë e bir), si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., 60 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. M.), të tre banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre dhe në pyllin në afërsi të saj u gjetën kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe 2 krehra me fishekë.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Dobrenjë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat dhe Kuçovë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë Berat kapën shtetasin e shpallur në kërkim policor G. D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim prone”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kapën dhe ndaluan shtetasin A. Gj., 38 vjeç, banues në Kuçovë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestohenKanabisMira Mezini 52 vjeçeQamil Mezini 17 vjeç

Ju sugjerojmë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova
Kronikë

Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

8 Shkurt, 2026 2:22 pm
Para
Duke vrapuar nëpër ara, policia shqiptare e ndjek me dron nga ajri dhe …

Duke vrapuar nëpër ara, policia shqiptare e ndjek me dron nga ajri dhe ...

Sherr në Mallakastër, babë e bir qëllojnë me grushte punonjësit e policisë

Sherr në Mallakastër, babë e bir qëllojnë me grushte punonjësit e policisë

CIA nis hetimet për sindromën misterioze që preku diplomatët amerikanë

CIA nis hetimet për sindromën misterioze që preku diplomatët amerikanë

TE FUNDIT

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
8 Shkurt, 2026

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Avokatit Kujtim Cakrani, duke zbardhur të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com