Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E gjetëm në kanal të mbuluar me gjak”, djali rrëfen dhunën e xhaxhait

2018/09/23 at 10:38 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
“E gjetëm në kanal të mbuluar me gjak”, djali rrëfen dhunën e xhaxhait

Një konflikt që vazhdon prej 5 vitesh mes dy vëllezërve që jetojnë në Manzë të Durrësit, të cilit gjykata i dha zgjidhje një ditë më parë për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Mesditën e sotme Medi Koleci, bashkë me djemtë e bashkëshorten e tij kanë masakruar me sëpatë kunatën, 55-vjeçaren Qefsere Koleci, duke i shkaktuar plagë në të gjithë trupin, por më të rënda në kokë.


Por pse ka ndodhur kjo ngjajre? Djali i saj, Eltoni në një prononcim ekskluziv për gazetarin e Report TV, Driçim Caka tregon të gjithë konfliktin me familjen e xhaxhait dhe si ata kanë dhunuar e hedhur në një kanal nënën e tij, duke i marrë edhe celularin që të mos kontaktonte me njeri.

Ka mjaftuar një moment, kur nëna e tij ka thirrur për ndihmë xhaxhain e madh Aliun, siç tregon Eltoni që xhaxhai i tij, Mediu me djemtë e bashkëshorten të iknin nga toka ku po dhunonin nënën e tij.

“E gjetëm në kanal nënën të mbuluar me gjak. I kishin marrë dhe telefonin xhaxhai me djemtë e gruan e tij”

Konflikti për rrugën mes dy vëllezërve

Familja e gruas së dhunuar prej 5 vitesh endej dyerve të gjykatës për të gjetur drejtësi, pasi kunati i saj kishte zaptuar një rrugë shtetërore tek e cila Qefserja e familja e saj kalonin prej 22 vitesh për të shkuar në tokën e tyre. Djali i saj Eltoni tha se Bashkia e Durrësit ju dhqa atyre të drejtë dhe IKMT-ja ndërhyri për të hapur rrugën, pork y veprim ka inatosur xhaxhain e tij e familjarët. Në shenjë hakmarrje ata kanë dhunuar sot 55-vjeçaren.

Intervista e plotë:

Çfarë ka ndodhur me nënën tuaj?

Dje ka ardhur drejtoria e INUK për të hapur rrugën 200 vjeçare për të shkuar tek prona jonë. Kam kaluar për 22 vite në atë rrugë ma ka dhënë të drejtën bashkia dhe Edi Rama që ajo të hapet. Pas urdhrit ka ardhur dje drejtori i INUK dhe e ka hapur. Medi Koleci xhaxhai im bashkë me gruan e kundërshtuan hapjen e rrugës, ata u arrestuan dje për kundërshtin. Është hera e dytë që hapet kjo rrugë, por këta njerëz shoqërohen e lihen të lirë pastaj.

Çfarë ka ndodhur më pas?

Nëna ka shkuar në pronën e vetë këtë mëngjes. Ka qënë brenda pronës së saj, në ato momente nga inati që është hap rruga Mediu me djemtë dhe bashkëshorten kanë shkuar dhe e kanë dhunuar me sëpatë nënën time…Momenti I fundit pasi e kanë dhunuar nëna ime ka bërtit “O Alit po më mbysin”. Në momentin që ka bërtit nëna ime ata janë larguar. Kanë parë që po shkonte xhaxhai i madh dhe janë larguar. Ata e kanë rrahur dhe e kanë lënë si të vdekur e kanë hedhur në një grminë në ferra dhe të gjakosur, i kanë marrë dhe celularin. E ka gjet aty xhaxhi me babin dhe motrën dhe e kanë dërguar në Durrës. Unë nuk isha aty, isha në punë. Urgjenca e Durrësit e pa gjendjen e saj të rëndë dhe e dërguan në Tiranë.

 

Si është gjendja e saj shëndetësore?

Asnjë lloj shprese nuk i japim për dëmtimin që ka në kokë. Presim të vijnë mjekë më të mirë për ta future në operacion.

Ju akuzoni xhaxhain tuaj për këtë që ndodhi?

Akuzoj xhaxhin tim Medi Koleci 61-vjeç bashkë me Algert Kolecin 32-vjeç, bashkë me Admir Kolecin 28-vjeç, bashkë edhe me bashkëshorten e xhaxhait Shqipe Kolecin se kanë dhunuar për vdekje një nënë 55-vjeçare. I bëj thirrje policisë, kush ka qënë ai prokuror që e kanë liruar xhaxhin tim? Dua drejtësinë time, se ai person i korrupton njerëzit me lekë.

A e keni ngritur ndonjëherë këtë shqetësim?

Kemi 5 vjet që jemi në konflikt kudo që kërkojmë ne të drejtën tone. Medi Koleci i korrupton me para. Është një i fortë që e mbron Medi Kolecin.

Debati është vetëm për rrugën?

Po, aty kemi kaluar 22 vite në atë rrugë për të shkuar në tokën tonë. Ngrihet Medi Koleci me një vendim të gjykate fals dhe e zë rrugën për të përfituar depon e ujit të Bashkisë që furnizon Sukthin për të marrë atë bashkë me pyllin e shtetit, rreth 10 dynymë që ta shesi 200 milion lekë. Depoja e ujit në Hipotekë rezulton shtetërore dhe rruga ekziston shtetërore, rruga që më çon mua në parcelë.

Etiketa: dhunedurreskunatiqefsere koleci


Ju sugjerojmë

Turizmi dhe çmimet, Vreto: Qytetarët të mos plasen në gusht, të shkojnë në shtator
-U tha në Opinion

Turizmi dhe çmimet, Vreto: Qytetarët të mos plasen në gusht, të shkojnë në shtator

24 Shtator, 2025 10:41 pm
Durrës/ Gjendet i pajetë një person, dyshohet se është vrarë me thikë
Kronikë

Durrës/ Gjendet i pajetë një person, dyshohet se është vrarë me thikë

24 Shtator, 2025 8:51 pm
Shoferi i dënuar në Turqi për drogë, sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro në Tiranë
Kronikë

Shoferi i dënuar në Turqi për drogë, sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro në Tiranë

24 Shtator, 2025 8:28 pm
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më e humbur
Kryesore

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më e humbur

24 Shtator, 2025 6:27 pm
Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë
Kryesore

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:22 pm
Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja

24 Shtator, 2025 6:19 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, nesër mblidhet Qeveria për të marrë vendim

24 Shtator, 2025 5:59 pm
SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai
Kryesore

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

24 Shtator, 2025 3:39 pm
Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave

24 Shtator, 2025 2:42 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

24 Shtator, 2025 1:13 pm
Para
Ronaldo shpëton Juventusin 9 minuta para fundit të ndeshjes

Ronaldo shpëton Juventusin 9 minuta para fundit të ndeshjes

Tiranë/ Aksion për ilaçet kontrabandë dhe ato që shiten pa recetë

Tiranë/ Aksion për ilaçet kontrabandë dhe ato që shiten pa recetë

I përdorin edhe vetë psikologët, ja si të largoni menjëherë stresin

Largoni sjelljet që ju shkaktojnë stres
















TE FUNDIT

Turizmi dhe çmimet, Vreto: Qytetarët të mos plasen në gusht, të shkojnë në shtator

Turizmi dhe çmimet, Vreto: Qytetarët të mos plasen në gusht, të shkojnë në shtator
24 Shtator, 2025

Artion Vreto drejtues i Sky Sports Albania thotë se gjatë sezonin veror të këtij viti Shqipëria është vizituar me më...

Lexo më shumë

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
24 Shtator, 2025

Diddy po përballet me një padi të re, pak para shpalljes së dënimit të tij. Sipas raporteve të TMZ, stilisti...

Lexo më shumë

Rusia ironizon Trump: Rusia nuk është tigër, por ari

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
24 Shtator, 2025

Kremlini i ka dhënë një përgjigje ironike Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili e krahasoi Rusinë me një “Tigër...

Lexo më shumë

Durrës/ Gjendet i pajetë një person, dyshohet se është vrarë me thikë

Durrës/ Gjendet i pajetë një person, dyshohet se është vrarë me thikë
24 Shtator, 2025

Një person është gjetur i pa jetë pasditen e sotme në Durrës. Dyshohet se ai është vrarë me thikë brenda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com