Bota

Vrasja e gazetarit/ Shefja e CIA-s ka dëgjuar regjistrimet e ekzekutimit!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:03 - 25/10/18 |
b.f

Raportet në media tregojnë se shefja e CIA-s, Gina Haspel ka dëgjuar regjistrimet audio të vrasjes së gazetarit të vrarë saudit, Xhamal Kashogi.

Në qoftë se të tilla njoftime rezultojnë të vërteta, kjo praktikisht tregon se turqit nuk e kanë tepruar me deklaratat se kishin prova të forta në dorë për episodin e dhunshëm që i kushtoi jetën reporterit kritik të regjimit saudit.

Haspel thuhet të jetë lejuar të dëgjonte audion gjatë një vizitë që zhvilloi në Turqi këtë javë. Ndërkohë, prokurori publik në Arabinë Saudite citohet të pohojë se vrasja e Kashogit ka qenë e “paramenduar”.

Sauditët në fillim pretenduan se reporteri kishte dalë nga konsullata dhe se nuk e dinin ku ishte; pastaj dolën me idenë që ka humbur jetën aksidentalisht gjatë marrjes në pyetje kur ishte zënë me grushte me hetuesit; sipas një varianti të mëvonshëm, ai gjoja kishte vdekur i mbytur nga mungesa e ajrit, kur u përpoq të largohej nga ndërtesa për të kërkuar ndihmë.

Deklaratat e prokurorit publik tani i përmbys të gjitha këto variante. Gazeta “Washington Post” citonte “një person që e kishte dëgjuar audion”, të thoshte se ishte “bindëse” dhe se kjo mund të vendoste më shumë presion ndaj Shteteve të Bashkuara që ta mbajë Arabinë Saudite përgjegjëse për vdekjen e Khashoggit, i cili ishte bashkëpunëtor i kësaj gazete. Haspel pritet ta informojë shume shpejt Presidentin Donald Trump lidhur me këtë çështje.

 

Pas