Një lajm i fundit vjen nga qyteti i Peshkopisë. Policia e këtij qyteti ka shoqëruar për të marrë në pyetje kryetarin e Bashkisë, Shukri Xhelili. Shoqërimi vjen menjëherë pas firmosjes së shkarkimit nga detyra nga Kryeministri Rama. Kryetari i Bashkisë Peshkopi do të pyetet në lidhje me pozitën e tij në videoskandalin ku shfaqet duke i kërkuar një vajze 20 vjeçare favore seksuale, pas kërkesës së saj për punë. Sipas raportimeve më të fundit, Xhelili është marrë në banesën e tij.