Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me këmbë të mbarë udhëtimin e saj në kualifikueset e Botërorit 2018 që do të luhet në Rusi. Kosovarët kanë mundur ti marrin një barazim të vlefshëm Finlandës në Turku. Fillimisht ka qenë Finlanda ajo që ka shënuar në pjesën e parë me Aarajuuri Paulus në minutën e 18-të. Në pjesën e dytë Kosova ka fituar një penallti dhe ka barazuar me anë të Valon Berishës.