Një aksident i rëndë ka ndodhur në minutat e fundit pranë mbikalimit të Rinasit. Sipas të dhënave të më të fundit një automjet ka përplasur një këmbësore. Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit i identifikuar si Emiljano Doda i cili e ka shoqëruar të aksidentuarën në spital. Edhe pse ka i dhënë ndihmën e parë shtetasja R.L, 68 vjeç, ka ndërruar jetën në spitalin e Traumës. Sipas raportimeve nga terreni shtetasja R.L ka qenë duke kaluar rrugën nga njëri krah në tjetrin në momentin kur është përplasur nga mjeti në lëvizje.