Një dyqan celularësh që i perket një kompanie të njohur ka rënë pre e hajdutëve gjatë natës, duke u gdhirë dita e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl në kryqëzim me unazën.
Inspektorë të policisë janë parë mëngjesin e sotëm në dyqan, nga ku dukej edhe xhami i thyer. Opinion.al u interesua në Policinë e Tiranës dhe mësoi se hajdutët kanë arritur të marrin një sasi parash që kanë gjetur në sirtar. Ende nuk dihen autorët dhe shuma e vjedhur. /Opinion.al