Aaron Hernandes është vetëvrave në qelinë e tij mëngjesin e të mërkurës, ka njoftuar autoritetet në Massachusetts.
Policia e gjeti ish-yllin e NFL të varur në qelinë e tij.
“Hernandez është gjetur i varur në qelinë e tij. Ai kishte bllokuar derën me sendet e dhomës”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së burgut.
Policia ka nisur hetimet për vdekjen e ish-lojtarit të New England Patriots.
Kujtojmë që Hernandez është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak se u shpall fajtor për vrasjen në vitin 2015 të Odin Lloyd.