Një vrasje dhe një plagosje kanë ndodhur sot në Dukagjin.
Vëllai ka qëlluar me armë zjarri vëllanë dhe kunatën.
Viktima dhe i plagosuri mësohet se po transportohen me helikopter në spital.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lekaj të Dukagjinit.
I plagosur rëndë ka mbetur Kont Ballza dhe bashkëshortja e tij thuhet paraprakisht se ka ndërruar jetë. Informacioni pritet të konfirmohet zyrtarisht.
Autori i dyshuar është shtetasi Lekë Ballza.