Është nxjerrë pak minuta më parë nga polumbarët trupi i pajetë i një shtetasi që humbi jetën si pasojë e mbytjes në Liqenin Artificla të Tiranës. Shtetasi i moshës 50 vjeç, mbetet ende i paidentifikuar. Ai u fut për tu larë në liqen në orën 17.00 për të mos dalë më prej aty. Sipas dëshmitarëve okularë, ai fut në liqen për tu larë, ndërkohë që mbeten të paqarta rrethanat e mbytjes.