Pasditen e sotme është tronditur edhe Finlanda, dyshohet per nje sulm terroriste ku nje person pasi ka thirrur “Allahu Akbar” ka sulmuar me thike.
Policia e Finlandës ka qëlluar me armë mbi një person, pasi dyshohet se ka therur me thikë disa njerëz. Ngjarja ka ndodhur në qytetin jugperëndimor të Turkut. Policia ka paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg qendrës së qytetit.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur në zonën e sheshit “PuutoriMarket”. Pamjet nga vendngjarje tregojnë një trup të shtrirë përtokë dhe të mbuluar dhe dyshohet të ketë vdekur, megjithëse nuk konfirmohet ende zyrtarisht ndonjë viktimë. Raportimet paraprake theksojnë se ai kishte thirrur “Allahu Akbar” në momentin e sulmit.