Një kalimtar ka mbetur i plagosur rëndë këtë të diel, pasi u përplas nga treni. Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit të Durrësit, teksa burri mësohet se po kalonte në shinat e trenit.
Paraprakisht mësohet se i dëmtuari është një burrë rreth të 60 – ave nga Spitalla. Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkruar policia, e cila po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.