Një 36 vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër, në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude e Re. I plagosuri është shtetasi Gjovalin Guri.
36-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.