Persona të armatosur kanë qëlluar me armë në drejtim të rojeve të Parlamentit iranian, në Teheran, raporton Reuters. Të paktën dy persona janë plagosur.
Por, nga kryeyqyteti iranian ka raportime kontradiktore në lidhje me incidentin, pasi ka informata se mund të jetë një pengmarrje.
Agjencia e lajmeve iraniane Tasnim bën me dije në Twitter se sulmuesit janë brenda Parlamentit dhe se shkëmbimi i zjarrit vazhdon.
Pengjet, sipas kësaj agjencie, janë personat që ndodheshin brenda Parlamentit në momentin që hynë agresoret.