Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi edhe 3 muaj të tjerë kohe per te hetuar ish-ministrin Saimir Tahiri. Kerkesa është miratuar nga gjykata.
Nga hetimet e kryera deri më tani, ish-ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë. Këto dyshime, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorrike dhe detare në emër të ish-ministrit Tahiri.