Një shpërthim i fuqishëm është raportuar në një shkollë nxënësish nga mosha 11 në 16 vjeç, në qytetin Karlstad të Suedisë.
Policia dhe zjarrëfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të kuptojnë se çfarë ka shpërthyer.
Një polic i tha mediave vendase se mbi shkollën është ngritur një re gjigande tymi pas shpërthimit.
Nuk janë konfirmuar ende dëme apo lëndime në persona.