Një makinë ka shpërthyer pranë Kopshtit Botanik në Kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të të enjtes, ku automjeti i tipit Volzwagen me traga AA946 EF ka shpërthyer në Unazën e Madhe të Tiranës pranë Kopshtit Botanik.
Nuk ka persona të plagosur, makina i përket personit me inicialet N.R. Mesohet se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm.
Ekspertët e kriminalistikës po kqyrin çdo formë materiale dhe po hetojnë për ngjarjen. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të automjetit./opinion.al