Një dyqan ka marrë flakë këtë mëngjes në Shkodër. Ngajrja ka ndodhur në lagjen “Perash”. Burime nga terreni thonë se bëhet fjalë për një shpërthim që ka ardhur si pasojë e keqfunksionimit të bombulës së gazit. Nga shpërthimi ka mbetur i lënduar në fytyrë shitësi i dyqanit ndërkohë që raportohen dëme të shumta materiale. Në vendngjarje ndodhen zjarrëfikësit të cilët po përpiqen të vendosin në kontroll flakët.