Në orët e para te ditës së sotme eshte dëgjuar nje shperthim i fuqishim tek 21 dhjetori ose ndryshe prane fakultetit te ndertimit. Policia tha se behet fjale per nje impiant gazi qe ka shperthyer ne fast-food.
Njoftimi paraprak i policose per ngjarjen
Sot rreth orës 04:20, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur njoftim për shpërthim përballe inxhinierise së ndërtimit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar një fast-food qe ishte i dëmtuar.
Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij fast food
Grupi hetimor po punon për saktësimin dhe dokumentumin e ngjarjes.