Shtetet e Bashkuara kanë hedhur armën e vet më të madhe jo-bërthamore, me shënjestër vatrat e ISIS në Afganistan. Ushtria ka përdorur një bombë GBU-43 e cila ka gati 10 tonë eksploziv dhe me një rreze shpërthimi më shumë se 300 metra.
Ajo është përshkruar si “nëna e të gjitha bombave” dhe sot Pentagoni konfirmoi se ajo kishte rënë në provincën Nangarhar të Afganistanit, në kufi me Pakistanin.
Kjo është hera e parë që përdoret një armë jo-bërthamore në një situatë lufte./opinion.al