SHBA po vendosur të dërgojë edhe dy luftanije të tjera drejt Gadishullit Korean. Donald Trump tashmë ka dërguar USS Carl Vinson, e cila është e pajisur me reaktorë bërthamorë dhe mban deri në 100 avionë, ndërsa shoqërohet edhe nga një nëndetëse dhe një anije lufte.
Sipas burimeve nga Koreja e Jugut, presidenti amerikan ka vendosur të përforcojë flotën e tij duke dërguar në ujërat e gadishullit edhe USS Ronald Reagan dhe USS Nimitz, javën e ardhshme.
Kjo vjen pas paralajmërimeve të Trump se Koreja e Veriut ka nevojë për të kontrolluar ambicien e saj bërthamore.
Ekziston frika se Pheniani po përgatitet për të kryer testin e gjashtë bërthamorë.