Pas rritjes së çmimit të ujit nga Bashkia e Tiranës ka nisur protesta. Qytetarët të mbështetur edhe nga këshilltarët Bashikat të PD po protestojnë para Bashkisë së Tiranës kundra rritjes së çmimit të ujit. “Stop keqmenaxhimit” shkruhet nëpër pankartat që ata mbajnë në dorë.
Gjatë protestës qytetarët kanë ngritur zëri duke e konsideruar rritjen e çmimit të ujit të pijshëm si padrejtësi. Ata kanë dalë me bidonë bosh duke thirrur disa herë “Hajdutët” papara Bashkisë. Ata thanë se do të bëjnë çdo ditë protesta derisa Bashkia të heq dorë nga ky vendim i padrejtë. /opinion.al